Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza

Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësshefine J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM J5/8),, gjeneral brigade Chris A. McKinney.

Gjatë takimit, dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe USEUCOM-it, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Reklame

Sipas njoftimit të FSK-së, gjenerali Jashari e informoi gjeneralin McKinney për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së, me theks të veçantë në planet strategjike që synojnë realizimin e aspiratës së Kosovës për anëtarësim në NATO.

Në takim u vlerësua gjithashtu kontributi i FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), ku së shpejti pritet të dislokohet kontingjenti i parë i pjesëtarëve të FSK-së.

“Gjeneral McKinney falënderoi Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin dhe lidershipin e tij gjatë kësaj kohe, kur FSK ndodhet në fazën finale të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, duke ritheksuar përkushtimin e USEUCOM-it për ta mbështetur FSK-në edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

By admin2