Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në Kiev këtë të mërkurë, më 3 qershor, në një vizitë të cilën ai nuk e kishte paralajmëruar.
Shërbimi për shtyp i Hekurudhave Ukrainase fillimisht deklaroi mbërritjen e Rutte në stacionin hekurudhor të Kievit me anë të në një postimi në Telegram. Në deklaratë vizita është quajtur “jashtëzakonisht e rëndësishme” si një gjest solidariteti dhe mbështetjeje nga Aleanca për Ukrainën.
Detaje më tej nga vizita mbeten të panjohura, ndërkohë, Rutte vizitoi për herë të fundit Kievin në fillim të shkurtit, kur mbajti një fjalim edhe në Rada Verkhovna.


