Serbi: Ndërlidhja e shtetit dhe krimit të organizuar

Një valë e re përplasjesh mafioze në Serbi ka rihapur çështjen e lidhjeve midis SNS-së në pushtet dhe krimit të organizuar. Besimi po bie jo vetëm midis votuesve të opozitës, por edhe midis disa mbështetësve të Vuçiqit.

Rasti i vrasjes në restorantin “27” në Senjak ka marrë disa kthesa të mëdha brenda dy javësh. Nga teza fillestare se kreu i Departamentit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliq, ndihmoi në fshehjen e provave deri te fakti se ai nuk ishte në vendngjarje kur Sasha Vukoviq Boske vrau Aleksandar Neshoviq – Baja.

Por për shumë qytetarë në Serbi, pyetja më e rëndësishme ka mbetur e pandryshuar – çfarë bënte kreu i departamentit më të madh të policisë në vend me dy anëtarë të shquar të mjedisit kriminal.

Për Stevan Dojçinoviq, kryeredaktor i portalit investigativ KRIK, kjo do të thotë: “Fakti që kemi një shef policie që është i lidhur me krimin dhe merr pjesë në akte kriminale është një fakt plotësisht i njohur që është vërtetuar shumë herë”.

Dojçinoviq për DW thotë se shteti serb, përkatësisht Partia Progresive Serbe (SNS), e cila mban të gjitha levat e pushtetit, është e ndërthurur drejtpërdrejt me krimin e organizuar.

“Shteti nuk ka ndonjë partner të qëndrueshëm, por në varësi të rrethanave, kërkon dikë nga mjedisi kriminal për të bashkëpunuar. Deri në vitin 2021, shteti bashkëpunonte shumë ngushtë me nëngrupet e klanit Kavaçki, por më pas gjërat ndryshuan. Ky klan u bë armi k i shtetit dhe shteti filloi të bashkëpunonte me grupin kundërshtar”, thotë Dojçinoviq.

By admin2