Shakira preket nga humbja e Kolumbisë: Ata lot të Diaz-it…

Shakira ka reaguar pas humbjes së Kolumbisë në Botëror, duke bërë që kombëtarja të ndërprejë rrugëtimin e lavdishëm në kompeticionin më prestigjioz të futbollit.

Në një postim, Shakira ka “ngushëlluar” të gjithë bashkëkombësit e saj që u mërziten nga humbja prej Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

“Ne dhamë gjithçka nga vetja dhe është e qartë se Zoti nuk ndërhyn në futboll, sepse ndryshe do të kishim arritur në çerekfinale.

Ata lot të Lucho Díaz-it tonë janë lotët e secilit prej nesh kolumbianëve, që bërtitëm, u emocionuam, kënduam dhe festuam çdo hap që bëri ekipi ynë. Dhe, megjithëse ky rezultat nuk i përmbush ëndrrat tona, dua ta falënderoj këtë ekip luftëtarësh me gjithë zemër që na përfaqësoi kaq mirë dhe na bëri kaq krenarë”, shkroi Shakira.

Artistja, që ka krijuar këngën zyrtare të këtij edicioni të Kupës së Botës, ka marrë pjesë në shumë ndeshje dhe publikisht ka shprehur pasionin për futbollin.

“I dua”, ka thënë ajo për lojtarët e Kolumbisë.

By admin4