SHBA mohon se Irani ka goditur luftanijen amerikane

Komanda qëndrore e SHBA-së ka mohuar faktin se një nga anijet e saj luftarake është goditur nga 2 raketa iraniane.

Në një postim në X, CENTCOM deklaron se “asnjë anije e Marinës së SHBA nuk është goditur”. Postimi shton: “Forcat amerikane po mbështesin Project Freedom dhe po zbatojnë bllokadën detare ndaj porteve iraniane”.

Më herët, ushtria iraniane pretendoi se kishte penguar një destrojer të Marinës amerikane të hynte në Ngushticën e Hormuzit

Fars Neës Agency, agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, raportoi se një anije u godit nga dy raketa teksa po lundronte nëpër Ngushticën e Hormuzit “në shkelje të rregullave të trafikut dhe sigurisë detare”.

By admin5