Shembet një minierë në Rusi, humbin jetën 8 punëtorë

Tetë persona humbën jetën pas një shembjeje në një minierë qymyri në rajonin e Magadan, njoftuan autoritetet zyrtare.

Sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave ruse , operacioni i kërkim-shpëtimit u zhvillua me sukses dhe trupat e të gjithë viktimave u nxorën nga rrënojat. Vetëm gjatë fazës së fundit të operacionit, ekipet gjetën katër punëtorë të tjerë, duke e çuar numrin total të të vdekurve në tetë.

Ngjarja ndodhi në lagjen urbane Susumansky, ku një shembje shkëmbi brenda minierës shkaktoi tragjedinë. Autoritetet konfirmuan se nuk ka më persona të bllokuar nën rrënoja dhe se faza aktive e operacionit të shpëtimit ka përfunduar.

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Rajonit të Magadanit ka nisur mbikëqyrjen e procedurave për të hetuar rrethanat e aksidentit.

By admin3