Shkëndija e Tetovës ka bërë një paraqitje spektakolare në ndeshjen e parë kualifikuese, duke mposhtur bindshëm FC Europa me rezultatin 5:0 dhe duke hedhur një hap gjigant drejt raundit të dytë.
Kuqezinjtë dominuan takimin nga minuta e parë, ndërsa epërsia e madhe e krijuar e bën ndeshjen e kthimit thuajse një formalitet. Një debutim fantastik i trajnerit Artim Pollozhani.
Mbrëmjen e bukur të Shkëndijës e kurorëzoi edhe Almir Kryeziu, i cili realizoi gol në debutimin e tij me fanellën kuqezi, duke e nisur në mënyrën më të mirë aventurën te skuadra tetovare. Golat tjerë u shënuan nga Tamba (2), Ndzengue dhe Ibraimi.
Me këtë fitore të thellë, Shkëndija dërgon një mesazh të fortë në arenën evropiane dhe afrohet shumë me sigurimin e kualifikimit në raundin e ardhshëm.


