Shkon në ekstrem, sulmuesi i Norvegjisë kërcënohet me vdekje!

Sulmuesi i Norvegjisë, Alexander Sorloth, është përballur me kërcënime të rënda në rrjetet sociale pas eliminimit të kombëtares së tij nga Anglia në Kupën e Botës.

Sipas raportimeve të “RMC Sport“, ndaj futbollistit norvegjez janë publikuar mesazhe me kërcënime me vdekje dhe thirrje për vetëlëndim, pas një rasti të humbur në ndeshjen ndaj Anglisë, shkruan Indeksonline

Sorloth u kritikua nga disa tifozë për një mundësi të artë gjatë takimit, ku ai vendosi të godiste vetë në vend që t’ia pasonte topin Erling Haalandit.

Megjithatë, reagimet ekstreme në rrjetet sociale kanë shkaktuar shqetësim të madh, pasi sulmet ndaj lojtarëve për gabime sportive vazhdojnë të jenë një problem serioz në futbollin modern.

Partnerja e Sorloth, Lena Selnes, ka publikuar disa nga komentet fyese dhe kërcënuese, duke kritikuar valën e urrejtjes ndaj futbollistit.

/Indeksonline/

By admin7