Shkrepi rreth 150 plumba në një dasmë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Kukaj të Prishtinës, pasi dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë një ahengu.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 00:28.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 90 fishekë me gaz si dhe 146 gëzhoja.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe përdorimin e armës.

By admin7