Shkupi pret Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe, fjalime nga Gashi dhe Mucunski

Në kuadër të seancës së 14-të plenare të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe, pritet të mbahen fjalime përshëndetëse nga personalitete të larta vendore dhe ndërkombëtare.

Të pranishmëve do t’u drejtohen Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, si dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timcho Mucunski.

Reklame

Fjalime do të mbajnë edhe Presidenti i Global Council for Tolerance and Peace, Ahmed bin Mohammed Aljarvan, si dhe Presidenti i International Parliament for Tolerance and Peace, Jangrang Epainette Sende.

Seanca synon të promovojë dialogun, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe vlerat e tolerancës e paqes, duke mbledhur përfaqësues nga vende dhe institucione të ndryshme të botës.

By admin