Shoferin e zuri gjumi? 12 të vdekur në aksidentin me autobus në Hungari

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident tragjik në Hungari.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 të së dielës në autostradën M3, pranë Mezökeresztes, rreth 140 kilometra në lindje të Budapestit. Autobusi, me të cilin udhëtonin 59 persona, përfshirë 57 turistë dhe dy shoferë, doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në një kanal.

Sipas hetimeve fillestare, shoferi dyshohet se kishte fjetur në timon dhe humbi kontrollin e autobusit, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet e shpëtimit nxorën 35 persona nga autobusi, ndërsa disa të tjerë kishin mbetur të bllokuar nën të. Për nxjerrjen e autobusit nga kanali u përdorën vinça.

Shoferi është arrestuar, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.

By admin7