Russell Brand pranoi në një paraqitje të kohës së fundit në “The Megyn Kelly Show” se kishte fjetur me një vajzë 16-vjeçare kur ishte 30 vjeç.
Edhe pse theksoi se mosha e lejuar për marrëdhënie seksuale në Mbretërinë e Bashkuar është 16 vjeç, ai e quajti marrëdhënien me dikë shumë më të re “shfrytëzuese”, transmeton Indeksonline.
“Faleminderit, Megyn Kelly, që më dhe mundësinë ta trajtoj këtë çështje, veçanërisht duke pasur parasysh zemërimin tënd, i cili është plotësisht legjitim dhe i kuptueshëm”, tha Brand. “Fakti është se në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, nga vij unë, mosha e lejuar për të qenë i/e martuar është 16 vjeç. Kam fjetur me një 16-vjeçare kur isha 30 vjeç, por atëherë isha një person krejtësisht tjetër. Isha një 30-vjeçar shumë më i ri dhe i papjekur.”
Brand vazhdoi: “Marrëdhëniet seksuale konsensuale me njerëz të ndryshëm, kur ka një çekuilibër të theksuar pushteti – dhe ka kur je një burrë i famshëm me aftësinë për të tërhequr gratë që kisha në atë kohë – i konsideroj si shfrytëzim. Mendoj se është shfrytëzim. Pranoj se sjellja ime seksuale në të kaluarën ka qenë egoiste dhe se nuk kam menduar mjaftueshëm, në fakt pothuajse aspak, se si seksi ndikoi tek të tjerët”.

