“Shoku im i jetës”, Diana i bën urimin e ëmbël babait

Ish-banorja e “BBVK 3”, Diana Tahiri, vazhdon të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të rëndësishme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka bërë një postim shumë të ëmbël në Instagram Story, ku ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me një dedikim mjaft të ndjerë kushtuar personit më të rëndësishëm në jetën e saj – babait.

Reklame

Diana ka ndarë një selfie të ngrohtë krahas tij, duke zgjedhur fjalët më të bukura e plot dashuri për ta uruar në këtë ditë të veçantë lindjeje.

“My best friend for life  urime ditelindja babushi jem”, ishin fjalët e përzgjedhura prej saj.

Në këtë imazh, dyshja shihen mjaft të qeshur, të lumtur dhe të afërt me njëri-tjetrin, duke përcjellë një energji shumë pozitive dhe emocione të pastra te të gjithë ndjekësit.

Ky nuk është thjesht një urim i radhës, por një moment vërtet i bukur dhe i ndjerë familjar që tregon edhe një herë lidhjen e tyre jashtëzakonisht të ngushtë dhe të veçantë babë e bijë.