Shpërthen një granatë në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një automjet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në Prishtinë, më 30 gusht 2026, rreth orës 01:10.

Sipas policisë, dy ankues kanë deklaruar se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të ketë qenë granatë, në oborrin e shtëpisë së njërit prej tyre.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet, transmeton IndeksOnline.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërsa njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/

By admin7