Shpërthen raketa “Blue Origin” e Jeff Bezos

Një raketë pa pilot e kompanisë Blue Origin shpërtheu gjatë një prove në një platformë lëshimi në Florida, duke shënuar një pengesë të rëndësishme për kompaninë hapësinore të miliarderit Jeff Bezos.

Incidenti ndodhi gjatë një testi ku motorret e raketës ndizen ndërsa ajo qëndron në tokë.

Reklame

Video të publikuara online treguan raketën duke shpërthyer në një top të madh zjarri, duke krijuar flakë dhe tym të dendur. Nga incidenti nuk pati persona të lënduar.

Raketa po përgatitej për misionin e saj të katërt, i cili synonte të dërgonte në orbitë 48 satelitë për ndërtimin e një rrjeti interneti satelitor që do të konkurrojë me Starlink të Elon Musk.

Fatmirësisht, satelitët nuk ishin integruar ende në raketë në momentin e shpërthimit.

Projekti ka vite që zhvillohet dhe konsiderohet i rëndësishëm për misionet hënore Artemis të NASA-s.

Jeff Bezos reagoi duke deklaruar se kompania do të rindërtojë gjithçka që është dëmtuar dhe do të rikthehet në fluturime sapo të përcaktohet shkaku i shpërthimit.

Edhe NASA njoftoi se do të bashkëpunojë në hetimin e ngjarjes.

Ngjarja riktheu në vëmendje rivalitetin mes Blue Origin dhe SpaceX në garën për eksplorimin e hënës dhe zhvillimin e raketave të avancuara. Elon Musk reagoi ndaj incidentit duke thënë: “Shumë për të ardhur keq. Raketat janë të vështira.”

By admin5