Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes në një lokal në Vlorë. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në ambientet e biznesit. Po ashtu, është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë tij.
Pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën efektivët dhe ekspertët kriminalistikë, të cilët kryen veprimet e para hetimore dhe nisën grumbullimin e provave për të zbardhur rrethanat e shpërthimit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia vijon hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e ngjarjes dhe për të sqaruar motivet e saj.

