Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është takuar në Pragë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit GLOBSEC Forum.
Hoxha tha se shprehi vlerësimin tonë për angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit Europian dhe mbështetjen e qëndrueshme për konsolidimin demokratik, forcimin institucional, reformat në sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës.
“Kosova mbetet fuqishëm e ankoruar në rrugën e saj europiane, qartësisht e orientuar drejt integrimit në BE’së dhe plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Europian.
Shqipëria beson se ky përkushtim i vazhdueshëm meriton njohjen e duhur dhe duhet të shoqërohet me dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE për Kosovën, një sinjal i rëndësishëm dhe inkurajues politik për qytetarët e saj dhe për të ardhmen europiane të rajonit në tërësi.
“Angazhimi i vazhdueshëm nga BE-ja dhe nga Përfaqësuesi Special i BE-së mbetet thelbësor dhe Shqipëria i mbështet plotësisht këto përpjekje. Ndërtimi dhe ruajtja e besimit ndërmjet palëve është themelor për suksesin e dialogut. Në këtë kontekst, ritheksova rëndësinë e sigurimit të përgjegjësisë së plotë për sulmin në Banjskë, thelbësore për forcimin e sigurisë, besimit dhe stabilitetit në rajon”.
Gjithashtu ritheksova se dialogu mbetet e vetmja rrugë e mundshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfaqësuar një kontribut thelbësor për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje dhe për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim afatgjatë në mbarë rajonin.
Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm këtë proces dhe mbetet e gatshme të kontribuojë në mënyrë konstruktive


