Shqipëria sonte kërkon fitoren e radhës në UEFA Nations League-n

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj San Marinos, e vlefshme për UEFA Nations League-n.

“Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren e dytë rresht në këtë garë, shkruan Indeksonline

Kundërshtar i tyre sonte është San Marino, e cila ndeshjen e kaluar u mposht thellë 7:0 nga Finlanda.

Kujtojmë se Shqipëria e Maranit ndeshjen e kaluar e fitoi 2:0 ndaj Bjellorusisë.

Ndeshja mes San Marinos dhe Shqipërisë zhvillohet nga ora 20:45./Indeksonline/