Nga Arbëria, pranë Ambasadës së Maqedonisë së Veriut, po mbahet protestë nga Këshilli Studentor dhe studentë të Prishtinës, në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, më saktë në provimin e jurisprudencës.
Siç bëri të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, në protestë kanë marrë pjesë edhe studentë nga Maqedonia dhe Shqipëria.
“Po lajmërohemi nga Dragodani, saktësisht nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut. Këshilli studentor dhe studentët e Prishtinës janë mbledhur në protestë për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, më saktë në provimin e jurisprudencës. Përveç studentëve nga Kosova, kanë ardhur studentë nga Maqedonia dhe Shqipëria.
“Në pankarta shkruhet se “gjuha shqipe është amanet” dhe ‘arsimi në shqip është e drejtë dhe jo privilegj’”, tha gazetarja Vesa Hoda në “Kosova Today”.

