Shtetas i Maqedonisë së Veriut arrestohet për dro*gë në Vlorë

Policia e Shqipërisë njofton se në Vlorë ka zhvilluar operacion ndaj një rasti për shitje të lëndëve narkotike, ku në qendër të hetimeve është një shtetas i Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Policia ka arrestuar në flagrancë 53-vjeçarin me iniciale B. L., banues në Maqedoninë e Veriut, i cili dyshohet se kishte marrë me qira një banesë në lagjen “10 Korriku” në Vlorë për fshehjen dhe përgatitjen e kokainës dhe cannabis sativa për shitje.

Gjatë kontrollit në banesë, ku u gjetën edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, u sekuestruan sasi droge, një peshore elektronike dhe tre celularë.

“Në vijim të veprimeve për rastin: u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 53 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut; -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe K. A., 27 vjeç, banues në Berat. Shtetasi maqedonas B. L. dyshohet se kishte përshtatur banesën e tij me qira, në lagjen “10 Korriku”, për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në sasi të vogla për shitje. Gjatë kontrollit në këtë banesë, ku u kapën dhe 2 shtetasit e tjerë, u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike dhe 3 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”…”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

By admin2