Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që pas mesnate të shtrenjtohet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni, përcjell TV21. Nafta do të shtrenjtohet për 2,5 denarë, ndërsa benzina BS-95 për 2 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të ulet për gjysmë denari.
Çmimet maksimale sipas vendimit të KRRE-së:
Benzina EUROSUPER BS-95: 87,00 den/litër (pa ndryshim)
Benzina EUROSUPER BS-98: 89,00 den/litër (ulje)
Dizeli EURODIESEL BS: 92,00 den/litër (ulje)
Vaji ekstra i lehtë: 93,50 den/litër (ulje)
Çmimet e derivateve nëse shtohet edhe lirimi që sigurohet nga OKTA:
Benzina EUROSUPER BS-95: 85,00 den/litër
Benzina EUROSUPER BS-98: 84,50 den/litër
Dizeli EURODIESEL BS: 90,00 den/litër
Vaji ekstra i lehtë: 93,50 den/litër


