Detaje të reja lidhur me vrasjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, trupi i të cilit u gjet i pajetë ditën e djeshme, 18 qershor.
Nga këqyrja paraprake e trupit është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.
Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, midis Tiranës dhe Elbasanit, u bë nga familjarët e tij, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.
Koçi rezultonte i zhdukur prej dy javësh, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.

