Një situatë krejt e papritur ka trazuar atmosferën në “Ferma VIP”, duke u kthyer menjëherë në një nga momentet më të komentuara të spektaklit, transmeton IndeksOnline.
Në qendër të vëmendjes kësaj here u gjendën Ilir Shaqiri dhe Mimoza Ahmeti, të cilët surprizuan jo vetëm banorët, por edhe publikun që po ndjek formatin.
Gjatë një loje argëtuese mes fermerëve, ku sfida ishte të mos reagoje përballë provokimeve të tjetrit, Iliri tentoi ta nxirrte Mimozën nga kontrolli përmes afrimit dhe gjesteve provokuese.
Por reagimi i shkrimtares mori një drejtim që askush nuk e priste.
Me qetësi të plotë, Mimoza iu drejtua Ilirit me pyetjen: “A të bëj një gjë të frikshme”, ndërsa pak çaste më vonë e afroi pranë vetes dhe e puthi në buzë.
Momenti shkaktoi habi të menjëhershme te banorët e tjerë, të cilët mbetën të shtangur nga veprimi spontan i saj.
Skena po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e programit.


