Shkup – Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar në polici një rast të rëndë të cenimit të privatësisë, pasi pretendon se është vëzhguar teksa po provonte rroba në një butik në një qendër tregtare në komunën e Gjorçe Petrovit.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është raportuar pardje rreth orës 17:30 në SPB Shkup.
Ankuesja ka deklaruar se rreth orës 14:30, ndërsa ndodhej në kabinën e provës së një dyqani, kishte vënë re një person të ngjitur në një shkallë, i cili po e shikonte teksa po vishej.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse i dyshuari është identifikuar apo ndaluar, ndërsa procedurat hetimore janë në vazhdim.



