Skandal në shëndetësi? Pacientët blejnë vetë ilaçet, garancitë e Fondit nuk u realizuan

Pacientët me astmë, sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK) dhe ata me transplant të veshkave po përballen me mungesën e ilaçeve esenciale, duke u detyruar t’i blejnë ato me paratë e tyre.

Ata thonë se prej rreth dy javësh janë lënë pa terapinë e rregullt, ndërsa garancitë e dhëna nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) se barnat “Foster” dhe “Myfortic” do të zëvendësoheshin me preparate të reja gjenerike, ende nuk janë realizuar.

Sipas pacientëve, ilaçet e premtuara nuk gjenden në farmacitë në të gjithë vendin, duke i detyruar ata të përballojnë vetë koston e trajtimit.

Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga FSSH, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 57.441 receta për ilaçin “Foster”, ndërsa me zëvendësimin e tij me preparatin gjenerik “Blocetta”, institucioni pret kursime vjetore prej 46 deri në 49 milionë denarë.

Mbetet e paqartë se kur pacientët do të kenë në dispozicion terapinë e premtuar, ndërsa shqetësimet për mungesën e ilaçeve vazhdojnë të rriten.

Përcjell: FaktiDitor.info

By admin