Skandal në Zvicër: Të huajt duhen te paguajnë dyfish për hyrje në pishinë?!

Pishina publike në Porrentruy ka rikthyer mundësinë e hyrjes për të huajt këtë verë, por me rregulla të reja që kanë nxitur debat të madh në opinionin publik zviceran dhe francez.

Pas incidenteve të raportuara verën e kaluar me disa vizitorë nga Franca, autoritetet lokale kishin vendosur ndalim hyrjeje për personat që nuk jetonin ose nuk punonin në Zvicër — një vendim që mori jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Reklame

Tani, me hapjen e sezonit të ri të notit, komuna ka vendosur një sistem të ri tarifash: të huajt do të paguajnë dyfishin e çmimit krahasuar me banorët lokalë. Hyrja për të rriturit kushton 15 franga në vend të 7.50, ndërsa për të rinjtë 10 franga në vend të 5.

Përveç çmimit më të lartë, vizitorët jo-rezidentë duhet të blejnë biletat vetëm online dhe nuk kanë të drejtë të pajisen me abonime sezonale.

Autoritetet komunale kanë paralajmëruar gjithashtu se mund të vendosen kufizime të reja nëse rritet fluksi i vizitorëve ose paraqiten probleme sigurie. Në mars, komuna miratoi një rregullore të re që lejon kufizimin e përkohshëm të qasjes për grupe të caktuara në raste të mbingarkesës apo tensioneve.

Megjithatë, rregullorja ende nuk ka hyrë në fuqi për shkak të kundërshtimeve dhe reagimeve publike.

Kryetari i komunës, Philippe Eggertswyler, deklaroi për mediat zvicerane se është “legjitime që një çështje kaq e ndjeshme të shkaktojë reagime”, por shtoi se autoritetet kanë përgjegjësi të japin zgjidhje konkrete për problemet e sigurisë dhe menaxhimit në pishinë.

By admin