Numërimi i votave në Komunën e Skenderajt ka arritur në afro 30 për qind, ndërsa rezultatet e para tregojnë një epërsi të thellë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Sipas të dhënave preliminare, PDK po kryeson me rreth 80 për qind të votave të numëruara deri më tani, duke konfirmuar mbështetjen e fuqishme që gëzon në këtë komunë.

Në vendin e dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje (VV) me mbi 12 për qind të votave, ndërsa pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Rezultatet vazhdojnë të përditësohen ndërsa procesi i numërimit po vijon në të gjitha vendvotimet e komunës.
FaktiDitor.info do t’ju mbajë të informuar me rezultatet më të fundit nga të gjitha komunat e Kosovës.

