Sonte zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Botës.
Duke filluar nga ora 21:00, kampioni në fuqi, Argjentin do të përballet me Anglinë, shkruan IndeksOnline.
Tifozët e futbollit presin një ndeshje spektakolare, ku do të mësohet edhe finalisti i dytë i këtij edicioni.
Kombëtarja e cila fiton sonte, me 19 korrik do të luaj kundër Spanjës në finale.
Ndërsa humbësi do të luftojë për vendin e tretë, ku do të përballet me Francën./IndeksOnline/



