Sot dhe nesër dezinsektim ajror kundër mushkonjave në Shkup, apel për bletarët

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se sot dhe nesër do të realizohet dezinsektim ajror kundër mushkonjave në të gjithë territorin e kryeqytetit.

Spërkatja do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit. Autoritetet bëjnë të ditur se në rast se kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, aktiviteti do të shtyhet për ditën pasuese, sapo moti të lejojë zhvillimin e sigurt të procesit.

Reklame

Një apel i veçantë u është drejtuar bletarëve, të cilët kërkohet të marrin me kohë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve dhe koshereve gjatë periudhës së dezinsektimit.

Ky aksion është pjesë e masave të rregullta për kontrollin e popullatës së mushkonjave dhe mbrojtjen e shëndetit publik gjatë sezonit veror.

By admin