Sot fillon punimet konferenca për Specialen, shumë kritikë të huaj do të flasin për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot dhe pasnesër në Prishtinë do të mbahet konferenca më e madhe që është organizuar ndonjëherë për drejtësinë tranzicionale dhe gjykatat ndërkombëtare për luftën e Kosovës, me theks te Gjykata Speciale.

Në prag të ditës së çlirimit, më 10 dhe 11 qershor, kjo do të jetë një nga ngjarjet kryesore dedikuar Gjykatës Speciale dhe instrumenteve të drejtësisë tranzicionale.

Në mes dhjetëra emrave eminentë, gazeta Nacionale mëson se pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë edhe emra ndërkombëtarë që kanë shfaqur kritika të ashpra ndaj procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku tash e rreth 6 vjet po vazhdon procesi ndaj ish-themeluesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit, etj.

Në panele të ndryshme do të flasin edhe Daan Everts, ish shefi i OSBE-së në Kosovë; Sir Geoffrey Nice, ish prokurori kundër Slobodan Milosheviqit në Tribunalin e Hagës; Robert Bosch, ish Ambasador i Holandës në Kosovë; Nevenka Tromp, hulumtuese e Tribunalit të Hagës dhe shumë emra tjerë që kanë shpërfaqur në të kaluarën kritika të ashpra ndaj Gjykatës Speciale.

Në konferencë për aspekte të ndryshme të rolit të mediave në çështjet e drejtësisë tranzicionale do të flasin edhe gazetarët e famshëm Tim Judah, korrespodenti i revistës “The Economist”, autorja Ana Di Lellio, Dan Perry, ish drejtor i agjencionit “Associated Press per Europe”, etj.

By admin5