Komuna e Prishtinës sot pritet të shpall fituesin e projektit për shtatorën e komandantit legjendar Adem Jasharit në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, derisa është pyetur nga kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Xani.
Ndryshe, Rama ka takuar Bekim Jasharin, anëtarin e familjes Jashari nga Prekazi më 26.04.2024, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar, Adem Jashari.
Ai kishte njoftuar se më 14.03.2024 kanë hapur konkursin për krijimin e Sheshit Monumental të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.


