Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 33°C deri në 38°C.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
Sipas IHMK-së, kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme, si pasojë e ndikimit të masave të ngrohta ajrore që vijnë nga Afrika Veriore, duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta gjatë gjithë ditës.



