Sot varroset 19-vjeçari Ermal Shala nga Mleqani, i cili humbi jetën në vetaksident

Xhamia “Hoxhë Mustafë Arifi” në Mleqan ka njoftuar për kohën e varrimit të të riut Ermal Afrim Shala, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motoçikletë në Llazicë të Malishevës.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet sot në orën 17:00, në varrezat e Shalëve në Mleqan, afër xhamisë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të riut Ermal Afrim Shala, në moshën 19-vjeçare, nga Mleqani”, thuhet në njoftim.
Ermali kishte ardhur nga Italia për të kaluar pushimet pranë familjes dhe të afërmve të tij, por fatkeqësisht humbi jetën pas aksidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende duke u hetuar nga organet kompetente. /Klankosova.tv

By admin7