Sot vazhdon magjia e Champions League-s, vëmendja kryesore në “Anfield”

Sot do të zhvillohet nata e dytë e xhiros së parë në fazën e ligës të UEFA Champions League-s, ku në program janë gjashtë përballje mjaft interesante.

Vëmendja kryesore e kësaj mbrëmjeje do të jetë në stadiumin “Anfield”, ku Liverpooli do të mirëpresë Atletico Madridin me fillim nga ora 21:00, shkruan Indeksonline.

Ndeshje tjera mjaft joshëse janë edhe ato mes Napolit e Arsenalit si dhe Barcelona që pret Feyenoordin me fillim nga ora 18:45.

Orari i plotë i ndeshjeve të sotme:

Ora 18:45

Barcelona – Feyenoord

Stuttgart – Viking

Ora 21:00

Liverpool – Atl. Madrid

Napoli – Arsenal

PSG – Slovan Bratislava

Sporting CP – Galatasaray