Kupa e Botës vazhdon sonte, ku nata e tretë do të jetë e gjatë.
Plot katër ndeshje do të zhvillohen deri në mëngjesin e së dieles, shkruan IndeksOnline.
Më fillim nga ora 21:00, luhet ndeshja mes Katarit dhe Zvicrës.
Pas saj, ndeshje e zjarrtë pritet të luhet mes Brazilit dhe Marokos, e cila nis nga ora 00:00.
Në 03:00 zhvillohet ndeshja mes Haitit dhe Skocisë, derisa Australia – Turqia luhet nga ora 06:00./IndeksOnline/

