SPIUNI I BIA-s PRANË KURTIT Kryeministri kishte pritur në zyrë të arrestuarin për bashkëpunim me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti kishte pritur në zyrën e tij përfaqësues të komunitetit goran në Kosovë, nga akademia, organizatat joqeveritare, mediat dhe institucionet.

Në takimin e zhvilluar më herët, Kurti kishte diskutuar me përfaqësuesit e komunitetit për punësimin, arsimin, përdorimin e gjuhëve dhe mbështetjen institucionale.

Por në mesin e personave të përfshirë në aktivitetet e komunitetit goran ishte edhe Fehim Sali, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin serb të inteligjencës, BIA.

Sipas Prokurorisë Speciale, Sali ka pranuar se ishte rekrutuar nga BIA dhe se kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të këtij shërbimi.

Prokuroria dyshon se ai u kishte ofruar informacione zyrtarëve të BIA-s në dëm të interesave të Kosovës.

Takimi i Kurtit me përfaqësuesit e komunitetit goran ishte fokusuar në mbështetjen e këtij komuniteti, përfshirë grantet për OJQ-të, punën praktike në institucione, bursat për studentë dhe zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Ndërkohë, tash pas arrestimit të Salit, takimet e tij dhe përfshirja në aktivitetet institucionale kanë marrë një tjetër vëmendje.

Sali kishte qenë edhe anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Presidencës, pasi ishte emëruar në këtë pozitë nga presidentja Vjosa Osmani.

Institucionet e sigurisë dyshojnë se ai kishte bashkëpunuar për një periudhë të gjatë me BIA-n serbe.

By admin7