Stresi me mesazh të fortë për çështjen Çame, publikon foto me fanellë simbolike

Reperi shqiptar Stresi ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihet duke mbajtur një fanellë të kuqe me mbishkrimin “CAM 1”.

Në mbishkrimin e postimit, ai ka shkruar një mesazh me përmbajtje historike dhe politike, duke e cilësuar çështjen Çame si një plagë historike për shqiptarët, shkruan Indeksonline.

Ai përmend vuajtjet, konfliktet dhe viktimat civile, duke theksuar se kjo çështje vazhdon të mbetet e ndjeshme edhe sot.

Stresi shprehet gjithashtu për respekt ndaj viktimave dhe kujtesës historike, duke e lidhur mesazhin e tij me rëndësinë e trajtimit të kësaj teme në aspekt politik dhe njerëzor.

Postimi ka ngjallur reagime në rrjete sociale, duke u komentuar gjerësisht për natyrën e tij simbolike dhe për mesazhin që prek një temë të ndjeshme historike në opinionin publik shqiptar.

By admin4