Stuhia e djeshme në Suharekë, shkuli serën nga toka dhe e përplas në një shtëpi

Stuhi e fortë ka shkaktuar dëme në shumë fshatra të Komunës së Suharekës, ndërsa ekipet komunale kanë nisur ndërhyrjet në zonat më të prekura.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se institucionet komunale janë të angazhuara për menaxhimin e situatës.

“Dëmtime të ndryshme kanë ndodhur në shumë fshatra të Komunës së Suharekës”, ka shkruar Muharremaj.

Ai ka theksuar se prioritet i institucioneve është ndërhyrja në rastet ku ekziston rreziku më i madh.

“Fillimisht po mundohemi me të gjitha kapacitetet tona institucionale, të veprojmë aty ku ka rrezik më të madh”, ka deklaruar ai.

Muharremaj ka bërë thirrje për unitet dhe ka shprehur besimin se situata do të tejkalohet.

“Bashkë do ta tejkalojmë edhe këtë situatë”, ka përfunduar ai.

Nga fotografia e publikuar shihet se stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, ku një serë është shkëputur nga toka së bashku me konstruksionin e saj metalik dhe është përplasur në një shtëpi, duke dëmtuar objektin. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo për vlerën e dëmeve materiale.

By admin7