Sulmet e reja të Iranit – çfarë po ndodh në Emiratet e Bashkuara Arabe?

Irani goditi Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën për herë të parë që nga fillimi i armëpushimit, ndërsa aleati i SHBA-së njoftoi se mbrojtja ajrore e saj “angazhoi” 19 raketa dhe dronë.

Tre shtetas indianë u plagosën në një “zjarr të madh” të shkaktuar nga një sulm me dron në Zonën Industriale të Naftës në Fujairah, thanë autoritetet e Emirateve. Gjithashtu, të paktën një anije u sulmua pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një sistem izraelit i mbrojtjes ajrore i vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe u përfshi në kapjen e raketave, tha një burim për CNN. Izraeli kishte vendosur fshehurazi një sistem të mbrojtjes ajrore Iron Dome në Emirate në fillim të luftës me Iranin, sipas burimeve të mëparshme për CNN — një shenjë e bashkëpunimit në rritje mes tyre.

Sulmet e zhytën vendin në pasiguri të re, me shkollat që këtë javë kaluan në mësim online.

Pas sulmeve, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi paralajmëroi SHBA-në dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që të mos përfshihen në një “kënetë”, duke thënë se zhvillimet e fundit në Ngushticën e Hormuzit tregojnë qartë se “nuk ka zgjidhje ushtarake për një krizë politike.”

Emiratet e Bashkuara Arabe dënuan sulmet e reja të Iranit që shënjestrojnë zona dhe objekte civile në vend, duke deklaruar se rezervojnë të drejtën për t’u përgjigjur për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Vendi ka përballuar më shumë sulme nga Irani se çdo shtet tjetër gjatë dy muajve të fundit.

Ndërkohë, qeveria e Katarit shprehu “solidaritet të plotë” me vendin fqinj. Katari ishte gjithashtu në shënjestër të sulmeve iraniane para armëpushimit dhe madje u përfshi në përballjen e tij të parë ajër-ajër kundër bombarduesve iranianë në mars./Express/

By admin3