Sulmohet faqja e Ministrisë Kroate të Punës, shfaqet mesazhi “Rroftë Serbia e Madhe”

Faqja zyrtare e Ministrisë së Punës, Sistemit të Pensioneve, Familjes dhe Politikës Sociale të Kroacisë është sulmuar nga hakerë, ndërsa në portal u shfaq mesazhi: “Vdekje ustashëve, Rroftë Serbia e Madhe”.

Përgjegjësinë për ndërhyrjen e paautorizuar e mori grupi i quajtur “INF Group”, ndërsa pas incidentit faqja kryesore e ministrisë është bërë pjesërisht e paarritshme për përdoruesit.

Reklame

Sipas raportimit të mediave kroate, mesazhi u publikua dje dhe lidhjet e vendosura në faqe çonin drejt një kanali në Telegram, i krijuar vetëm pak ditë më parë. Megjithatë, në kanal nuk janë publikuar detaje shtesë lidhur me sulmin.

Incidenti vjen në një periudhë të ndjeshme të sigurisë kibernetike në Evropë, pasi së fundmi është raportuar edhe për një sulm hakerash ndaj infrastrukturës së Komisionit Evropian, ku dyshohet se janë komprometuar të dhëna të rëndësishme.

Mediumi kroatIndex.hrraportoi se ka kontaktuar ministrinë për të marrë një reagim zyrtar mbi rastin, por deri tani nuk është dhënë asnjë përgjigje nga autoritetet kompetente./Periskopi

By admin7