Sunderland shënon fitore, Xhaka shkëlqen ndaj Fulhamit

Sunderland ka regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri të Premier League, duke mposhtur Fulhamin 1-0.

Vendimtar ishte sulmuesi Isidor, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe i siguroi tri pikët skuadrës së “Maceve të Zeza”, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë sukses shkëlqeu edhe Granit Xhaka, i cili zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme dhe u vlerësua me notën 8.4, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.

By admin7