Paris Saint-Germain e pret Bayern Munchen në “Parkun e Princave”, për ndeshjen gjysmëfinale të UEFA Champions League.
Sonte nga ora 21:00, zhvillohet ndeshja e parë mes dy gjigantëve.
Kjo mund të cilësohet edhe si “finale para finales”.
Bavarezët sonte luajnë me disa mungesa: Gnabry, Kral dhe Guerreiro, të cilët janë të lënduar.
Derisa tek francezët thuajse krejt skuadra është gati.
Vlen të përmendet se Bayerni sonte do të jetë pa trajnerin, Vincent Kompany.

