Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

Sot, rreth orës 05:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar për Indeksonline se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore”, thuhet në sqarim. /Indeksonline/