Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga një i dyshuar për tentativë vrasjeje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryente vrasje duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të një veture, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:30. Fillimisht, i dyshuari ka tentuar ta sulmonte fizikisht viktimën, e cila ndodhej në veturë. Në momentin kur viktima ka tentuar të largohej, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 48 fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

By admin7