Tekste të reja shkollore për vitin 2026/2027 në Maqedoninë e Veriut

Ministria për Arsim dhe Shkencë e Ministria për Arsim dhe Shkencë e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se në vitin shkollor 2026/2027 nxënësit do të pajisen me tekste të reja shkollore, në përputhje me planet dhe programet e reja mësimore.

Sipas njoftimit, tekstet e reja do të sigurohen për nxënësit e klasës së tetë të arsimit fillor, si dhe për nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit në arsimin e mesëm.

Reklame

Ministria thekson se ky proces është pjesë e reformave në arsim dhe synon përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe përshtatjen e materialeve mësimore me kurrikulat e reja.

Autoritetet arsimore bëjnë të ditur se tekstet e reja do të jenë të harmonizuara me programet e përditësuara mësimore dhe standardet bashkëkohore të arsimit.

By admin