Tensionet para Kuvendit të Shqipërisë, plagosen tre policë

Tensionet e sotme para Kuvendit të Shqipërisë u shoqëruan me incidente ku si pasojë kanë mbetur të plagosur edhe efektivë policie.

Top Channel-i raporton se gjatë përplasjeve të protestuesve me policinë, ku këta të fundit çanë dhe gardhin metalik, kanë mbetur të plagosur 3 efektivë, të cilët janë futur brenda rrethimit të parlamentit për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë autoboti me ujë është afruar për të shpërndarë protestuesit.

By admin7