Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur në Rahovec.
Në raport, bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit, gjatë një përleshje kanë therur me thikë dy persona të tjerë.
‘’VRASJE NË TENTATIVË
Rahovec 05.07.2026-22:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit gjatë përleshjes, kanë therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.’’, thuhet në raport, përcjell Gazeta Express.



