Tetovarja sulmon policët gjatë kontrollit rrugor, arrestohet bashkë me shoferin pa patentë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tetovës pas një incidenti që ndodhi gjatë një kontrolli të trafikut në rrugën “Vidoe Smilevski Bato”.
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 23 qershor 2026 rreth orës 19:30, policia ndaloi një automjet të tipit “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G. Sh. (26) nga Zhelina.
Pas verifikimeve u konstatua se ai po drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Gjatë tentativës së policisë për ta privuar nga liria dhe për t’ia konfiskuar automjetin, G. Sh. u soll në mënyrë agresive dhe godiste automjetin e tij.

Ndërkohë, bashkëudhëtarja e tij A. B. (25) nga Tetova pengoi veprimet e policisë dhe sulmoi fizikisht zyrtarët policorë.
Të dy janë ndaluar në stacion policor, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.

By admin7