Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

Një person është therur me thikë nga disa të tjerë mbrëmë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Policia tha se sipas dëshmitarëve ai është therur me thikë nga një i dyshuar që është i njohur për policinë.

I lënduari u dërgua në QKUK për trajtim dhe është duke u siguruar nga policia.

Policia e cilësoi rastin si “vrasje në tentativë”.

“Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë 19.06.2026 – 22:30. Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak se ishte sulmuar me thikë nga disa persona. Sipas dëshmitarëve viktima është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (i njohur për policinë), së bashku me disa persona tjerë të dyshuar të cilët janë në kërkim të policisë. Viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësia policore është në sigurim të viktimës. Rasti në hetime”.

*Fotografia në lajm ilustruese

By admin2