Një incident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Shkolla Fillore “22 Nëntori” në Hasanbeg të Shkupit, ku një nxënës 14-vjeçar është therur me thikë nga një nxënës tjetër më i madh, i cili sipas informacioneve fillestare është nxënës i shkollës së mesme.
I mituri i plagosur është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, raporton Fakti Ditor.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të nxënësit të plagosur, ndërsa policia po heton rrethanat e plota të incidentit./faktidirot.info


